Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin sa i takon situatës së krijuar nga reshjet masive të shiut. Si rezultat janë evakuuar 30 familje. dërsa 482 banesa janë nën pushtetin e ujit.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura është 1855 Ha.

Advertisements

Njoftimi:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Advertisements

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2.Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

Guri I Zi 250 banesa

Bërdicë 102 banesa

Lagja Nr.4, 30 banesa

Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.