Sulmohet nga çifti punonjësi i pastrimit në një restorant në Australi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në në Queensland, ku pastruesi u dhunua nga një burrë, pasi e kapi atë duke kryer marrëdhënie me një grua në tualetin e restorantit.

Advertisements

Mediat raportojnë se pastruesi shkoi në tualet për të pastruar, teksa hapi derën e një kabine që ishte për personat me aftësi të kufizuara.

Por aty brenda gjeti dy të rinjtë në momente intime.

Advertisements

Burri në këtë moment u xhindos dhe nisi ta gjuante me grushte pastruesin. U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë për ta hequr atë nga duart e të riut të xhindosur, i cili tashmë është arrestuar.

Gjithë pamja u kap nga kamerat e sigurisë, dhe do të shërbejë si provë kundër tij në gjyq.