Pas një dekade kërkimesh, agjentët e FBI-së në SHBA kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë plot 51,680 kriptomonedha Bitcoin të vjedhura.

Kriptomonedhat mbaheshin nga James Zhong, i cili u shpall fajtor për vjedhjen e tyre nga “Silk Road”, një faqe në “Dark Ëeb” e njohur për shitjen e drogërave ilegale, armëve dhe shërbimeve të paligjshme.

Advertisements

Zyrtarët, pasi siguruan një mandat kontrolli për banesën e Zhong, arritën të gjenin një qark të vetëm kompjuterik, të fshehur brenda një kutie me kokoshka, ku ruheshin monedhat digjitale.

“James Zhong kreu mashtrim elektronik më shumë se një dekadë më parë, kur vodhi afërsisht 50,000 Bitcoin nga Silk Road”, tha në një deklaratë këtë javë prokurori amerikan Damian Ëilliams.

“Për gati dhjetë vjet, vendndodhja e kësaj pjese masive të Bitcoin-it të humbur ishte shndërruar në një mister mbi 3.3 miliardë dollarë. Falë gjurmimit të kriptomonedhave moderne dhe punës së policisë, forcat e rendit gjetën dhe rikuperuan këtë sasi mbresëlënëse të ardhurash nga krimi.”

Advertisements