📍Situata në territorin e Bashkisë Shkodër po vjen duke u përkeqësuar si pasojë e kushteve atmosferike dhe shkarkimeve të hidrocentraleve që kanë nisur prej orëve të drekës.
✅Të gjendur në këto kushte, Bashkia Shkodër ka bërë gati të gjithë strukturën akomoduese të konvikteve, për familjet që paraqesin nevojën për evakuim.
✅Gjithashtu grupet e punës janë në terren duke ndjekur hap pas hapi situatën, ku janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet.
⛔️Drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.
⭕️Për çdo rast emergjence, banorët e Bashkisë Shkodër janë të lutur të njoftojnë strukturat e emergjencës civie në bashki duke kontaktuar në numrin e telefonit: 067 303 5950

https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/316418163_711572837003883_168489837029170985_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_s600x600&_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=3RbjFpoPur8AX95dz2y&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=00_AfAFY5oWyzZw8mWS4Rhzm-iSM-OQxlAAOSHltY0zp7SUfA&oe=637F9ADA

Advertisements