Detaje të reja kanë dalë lidhur me debatin e ditës së djeshme gjatë seancës plenare ku deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, shkuan në foltore dhe debatuan me kryeministrin Rama.

Mësohet se Paloka dhe Leskaj u futën në seancë plenare të votonin projektbuxhetin pasi më herët kishin qenë në kafenenë që është vetëm për deputetët brenda Parlamentit.

Advertisements

Ndërkohë pasi Toni Gogu mbaroi fjalën, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkoi 5 minuta pushim sapo teknika e Kuvendit të bëhej gati për të votuar elektronikisht. Në këtë moment, Bujar Leskaj u ul në karrigen e tij, ndërsa deputeti tjetër Edi Paloka nuk ishte ulur akoma. Në atë moment, Paloka dhe Leskaj filluan të diskutonin me njëri-tjetrin, por më pas ndërhyn Rama, i cili i drejtohet duke i thënë që të shkojnë të pijnë alkool sërish. Nga ana tjetër, ishte Edi Paloka, i cili ndërhyri duke i thënë kryeministrit nëse e kishte ndërruar pjatën. (Proces të cilin e përdorin ata të cilët konsumojnë kokainë).

Më pas sipas “Pranoramës” deputeti Leskaj shihet duke i folur Palokës, ndërsa nga vendi ku qëndronte Rama i drejtohet sërish Leskajt duke e pyetur se çfarë ka dhe pse ndërhyn. Por deputeti demokrat i kthehet duke e pyetur se përse bën si i fortë pasi ai nuk ishte duke folur me të, por me kolegun e tij. Madje, Leskaj i thotë se nuk i rr…. farë për të (Kryeministrin). Debati ka vijuar me Kryeministrin, i cili i thotë se ata janë ordinerë dhe se janë të pijshëm në seancën parlamentare.

Debati i plote:

Advertisements

Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.

Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.

Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës

Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?

Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?

Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Siiiiii?

Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rr…. fare për ty

Edi Rama tund kokën dhe pi ujë

Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.

Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërm

Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…

Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe

Edi Paloka afrohet drejt Kryeministrit: Kujt i bën presion ti mo. Ore legen, ty të njeh mirë e gjithë Tirana që je legen. O i pafytyr. O b.q. se s’të njohin këta ty, por unë të njoh mire se kush je. Mos kujto se do jesh gjithë kohën me këtë (gardën). Nuk do të mbrojnë këta.