Duhet ta mendosh disa herë para se të darkosh në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk Nusret. Disa klientë të restorantit të tij në Abu Dhabi kanë postuar në rrjetet sociale faturën prej 160.000 euro dhe komentet nuk kishin të ndalur.

Ndërkaq, pasi kjo faturë u be virale, Gökçe u kundërpërgjigj duke postuar një video në Instagram me një biftek të mbuluar me fletë ari 24 karatësh. “Banka Federale – 24K flori”, ka përshkruar ai tek video. Vetë shefi i kuzhinës u shfaq i emocionuar nga fatura prej 161.550 euro. Ai shkruan në dixhiturën e fotos:

Advertisements

Cilësia asnjëherë nuk është e shtrenjtë.

Së fundmi restoranti i Nusret në Londër është kritikuar nga klientët që e kanë vlerësuar atë si një nga vendet më të këqija për të ngrënë në kryeqytetin britanik, sipas Tripadvisor. Sipas mediave të huaja, “Steakhouse Nusr-Et”, që hapi dyert e tij në Knightbridge disa muaj më parë, është përballur nga një numër kritikash të këqija në internet. Madje aty, siç bëhet e ditur më tej, ai renditet në vendin e 17,418 nga 17,488 restorante në Londër.

Advertisements