Pothuaj çdo ditë aksidente me shqiptarë në Itali.

I radhës ndodhi në rrugën Torre Pedrera, në kthesën në via San Giovenale, përpara pikës ku SS 16 ndahet në katër korsi. Shoferi i kamionit, një shtetas polak me banim në provincën e Pesaro Urbinos, u përpoq të shmangte përplasjen me një polo të drejtuar nga një 21-vjeçar shqiptar.

Advertisements

Sipas mediave italiane, djali që drejtonte Polo-n, një i ri me origjinë shqiptare, ka ngecur në metalin e makinës së tij të shkatërruar dhe për nxjerrjen e tij ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve të Riminit, të cilët më pas e kanë lënë në dorë të mjekëve të mbërritur në vendngjarje me një makinë mjekësore dhe dy autoambulanca.

Njëra prej tyre më pas e ka transportuar të plagosurin, pasi është stabilizuar, në spitalin ‘Bufalini’ në Cesena me kodin e gravitetit maksimal.

Nuk ka pasoja të rënda për shoferin e kamionit dhe shoferin tjetër të përfshirë, një njëzet vjeçar nga Rimini. Policia Rrugore ndodhet gjithashtu në vendngjarje për të gjitha konstatimet përkatëse dhe për rregullimin e qarkullimit gjatë operacioneve të shpëtimit.

Advertisements