Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa qëndroi për dy ditë në Tiranë, ku pasi mori nënshtetësinë shqiptare dhe mbajti një koncert elektrizues në mbrëmje të natës së Pavarësisë, që numëroi më shumë se 200,000 pjesëmarrës.

Këtë herë, Dua ka qëndruar në një prej hoteleve më të veçantë dhe luksoz të kryeqytetit, që mirëpret njerëz nga bota e biznesit, politikës por edhe show-bizit.

Advertisements

Bëhet fjalë për “The Crown Botique Hotel & Spa”. Hoteli super luksoz me spa, bar dhe restorant të cilësisë me katër yje, me vendndodhje përballë me Parlamentin e Shqipërisë.

“Nder i madh që kishim sot në The Crown Tirana artisten e shqiptare me famë botërore Dua Lipa”, shkruan Hoteli në faqen zyrtare në Instagram, teksa shpërndan edhe një foto të këngëtares në ambientet e hotelit.

Advertisements

Mesa duket, për akomodimin e këngëtares është kujdesur reperi shqiptar Noizy, pasi vetë stafi i hotelit shpreh mirënjohjen ndaj tij në një postim në Instagram.