Blogerja Zhaklin Lekatari ka reaguar e revoltuar, pas një interviste të modeles Erjoa Doçi.

Kjo e fundit deklaroi se harxhon 5 mijë euro në muaj dhe se meshkuj të shumtë i propozojnë shumë të majme, për të kaluar një natë me të.

Advertisements

Madje ajo tha se njëri i kishte ofruar gjithë pasurinë, për të shkuar një herë me të.

“Jam rropatur në 3 punë që të kisha gjërat bazike.

Këto lajme thjesht më bëjnë të vjell.

Advertisements

Më duket sikur duan ta zhbëjnë edukatën e punës dhe promovojnë qelbësirllëqe nëpër portale.

Ku ka përfunduar gazetaria.

Pse fck duhet të jetë lajm kjo gjë, pse”, shkruan ajo e revoltuar.

“Cili është lajmi që na duhet ne si qytetarë? Pse duhet promovuar kjo bisedë?

Cilat janë vlerat për të rinjtë dhe adoleshentët?

Cili është shembulli kur një grua deklaron që suksesi është kur një burrë do të të dhurojë pasurinë?

Ore këto vajza duhen riedukuar sepse sekzismi që kanë është më i rrezikshëm se ai i gjinisë tjetër.

Beauty fades, stupidity is forever”, shkruan më tej ajo.