Ngjarje tragjike në Itali. Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij ku jetonte me të dashurën 18-vjeçare, me origjinë nga Maroku.
Mediat italiane raportojnë se sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet fjalë për tentativë vrasje dhe vetëvrasje. Karabinierët dyshojnë se 20-vjeçari shqiptar ka qëlluar partneren e tij me pistoletë duke e goditur në gjoks dhe më pas me të njëjtën armë ka kryer vetëvrasje.
Advertisements
Si pasojë e krimit, 20-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa e dashura e tij është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Cassano delle Murge, një komunë rreth 30 kilometra larg Barit
Ende nuk dihet motivi që ka sjellë tragjedinë.
Advertisements