“Momente të vështira karantinë dhe mu desh të ndaj qiranë me një person tjetër pasi ishte shumë e vështirë të merrja një shtëpi me qira”.

Ky ishte sqarimi i modeles së njohur Trejsi Sejdini, e lidhur më parë me armikun e Vis Martinajt, Leonard Dukën. Ajo ka sqaruar disa ditë më parë deklaratën e saj që mori jehonë në media se kishte mbetur pa lekë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Historia

Në 8 prill 2019, policia ushtroi kontroll në kompleksin “Halili” në Tiranë, ku gjeti një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, duke arrestuar personat: Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj.

Policia ka gjetur në banesë edhe Trejsi Sejdinin.

Advertisements

Sejdini ka shpjeguar veprimet e saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Dukën, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj.

Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin. Derën ia ka hapur Leonardi, ndërsa personat e tjerë ishin në kuzhinë duke biseduar.

Sapo ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin, pasi ishte e lodhur.

Në mëngjes, rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin, kur është ngritur, por ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll.

Por teksa policia ka shkuar brenda në apartament, njëri nga katër personat mendohet se ka hedhur pistoletën tip “Glock” nga ballkoni në çatinë e shtëpisë së një banori që rezultoi të mos kishte lidhje me ngjarjen.