Në qytetin e vogël Fuggerei, i cili ndodhet në Augsburg, qiraja është vetëm 88 cent euro në vit. Ky vendbanim u ndërtua në vitin 1516 nga Jakob Fugger, i cili donte që të jetonin njerëz nga Augsburgu që ishin në situatë më të dobët financiare. Deri në vitin 1523 u ndërtuan 52 shtëpi dhe më pas u ndërtua një kishë.

Kushtet për të jetuar në Fuggerei janë të njëjta si 500 vjet më parë: përveç një qiraje të vogël, duhet të jetosh në Augsburg për të paktën dy vjet, të jesh me besim i krishterë dhe me gjendje të dobët financiare, por pa borxhe. Portat janë ende të mbyllura çdo natë në orën 22:00.

Advertisements

Njësitë e banimit kanë një sipërfaqe prej 45 deri në 65 metra katrorë dhe ngjajnë me shtëpi të vogla.

Apartamentet kanë një kuzhinë, sallon, banjo dhe dhomë gjumi. Banesat në katin e parë kanë një kopsht, dhe apartamentet në katin e parë kanë një papafingo. Turistët kanë mundësinë të vizitojnë Fuggerei.

Një njësi banimi është bosh dhe shërben si muze. Në periudhën nga 1681 deri në 1694, aty jetoi masoni Franz Mozart, stërgjyshi i Wolfgang Amadeus Mozart. Për nder të tij u ngrit një pllakë përkujtimore.

Advertisements