Devoll- Kërcet dajaku mes bashkëshortësh në Devoll.

Një çift në fshatin Braçaj të Devollit janë konfliktuar midis tyre. Sherri dyshohet se ka degraduar deri në përdorimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.