Policia e Shtetit në bilancin e javës deklaron se janë goditur 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

33 janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Advertisements

Dhe gjithashtu 250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia ka publikuar pamje nga operacionet në rrugët e Tiranës në ndjekje të makinave që thyejnë rregullat e qarkullimit./5pyetjet.al

Advertisements