Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmet e hakerave dhe publikimin e postës elektronike të kreut të SHISH, Helidon Bendo.
I ftuar në “ABC Live”, Hoxha tha se po rrezikohet jeta e punonjësve të këtij institucioni.
Advertisements
“Kjo ka dëmtuar rrjetin agjenturor të vendit dhe unë kam thënë edhe më parë që SHISH duhet të rindërtojë rrjetin e agjentëve pasi tani janë zbuluar të gjithë”, tha Hoxha.
Kritik Hoxha ka qenë edhe për mosmbajtjen e përgjegjësisë për rrjedhjen e të dhënave.
“Ore si ka mundësi që u bënë muaj që ata publikojnë të dhëna dhe këtu askush nuk reagon. Do mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend?! Po si ka mundësi që na kanë shpartalluar dhe askush nuk mban përgjegjësi për diçka kaq të madhe që ka ndodhur?!”, tha Hoxha.
Advertisements