Moti i keq ka bëeë që të ketë vonesa në nisjen e disa linjave të lundrimit nga Shqipëria drejt Italisë apo anasjelltas. Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit dhe njëri prej tyre nuk do të niset për shkak të motit.

Ndërkohë, si në Vlorë ashtu edhe në Durrës mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi. Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme, por për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi situatën detare në porte dhe në radat e Republikës së Shqipërisë.

Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim. Forca e detit do të jetë 8-9bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8-3.50
Përmirësimi i kushteve të motit pritet mbas orës 10:00 të datês 23 nëntor 2022.

Advertisements

Situata në portet dhe radat paraqitet si më poshtë:

Në portin Durrës për operimin e mjeteve që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës , do ju njoftojmë në një moment të dytë. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit. Nesër në mengjes rreth orës 5:00 AM pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy”kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorolgjike. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë janë nisur nga porti i Sarandës në mëngjesin e ditës së sotme dhe ndodhen aktualisht në portin e Korfuzit. Këto mjete nuk do të nisen ditën e nesërme nga Porti i Korfuzit për në Sarandë por do të qëndrojnë në Portin e Korfuzit.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.

Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare do ju njoftojë në vijëmësi për çdo ndryshim apo përditësim të situatës meterologjike dhe operimit te mjeteve.