Moti i keq ka përfshirë vendin këtë fundjavë, duke shkaktuar probleme dhe dëme të shumta. Shkodra është qarku më i prekur.

Dy persona babë e birë rezultojnë të zhdukur në Bzhetë të Bogës, pasi makinën e tyre e rrëmbeu. Fuoristraden me të cilën ata udhëtonin së bashku me vajzën e familjes u zhyt në ujë, ndërkohë që vajza ka mundur të dalë e të shpëtojë.

Advertisements

Reshjet që vazhduan intensive prej shumë orësh rikthyen edhe varkat në qytet.

Probleme ka në të pestë bashkitë e qarkut me përmbytje, bllokim rrugësh dhe izolim fshatrash. Edhe vetë hyrja e Shkodrës u bllokua për shkak se lumi Drin kaloi mbi rrugë t Harku i Berdicës. Fryrja e lumit Kir dhe vërshimi i ujrave kanë përmbytur lagjen e Ajasmës. Aktualisht janë disa shtëpi me prezencë uji ku dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Në fshatin e Bardhajve, më shume se 10 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Advertisements

Si pasoje e prurjeve të shumta, Perroi i That në Malesin e Madhe, bllokoi rrugën duke izoluar dy pikat turistike të Bogës dhe Thethit dhe dhjetëra turistë te huaj. Përmbytje tokash u raportuan edhe në Dajç të Shkodrës si dhe në Hajmel e Vig Mnelë në Vaun e Dejës.

Ndërkohë, ka filluar shkarkimi në Koman dhe Vaun e Dejes pohon KESH, sepse prurjet kanë qenë shumë të larta. Sipas Koorporatës, shkarkimi po ndodh sipas rregullores se plotave për menaxhimin e prurjeve dhe niveleve.

Në qarkun e Lezhës, pati probleme në Shëngjin ku u përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe kembësorëve. Është pezulluar lundrimi, ndërsa në fshatra ka probleme me furnizimin me energji. Uji ka nisur të vërshojë prej mëngjesit zonën e Zadrimë, ku ka prani të ujit në tokat bujqësore në Dajç dhe Blinisht.