Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi.

Advertisements

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobëta bore.

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë./5pyetjet.al

Advertisements