Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dibër ku u dhunua me grushte Robert Aga. Dy autorët e sulmit janë Bekim Agolli dhe Robin Murrja.

Ish-shefi i komisariatit të policisë së Dibrës dyshohet se është goditur dhe dhunuar në shenjë hakmarrje nga dy personat për shkak se më parë i kishte ndalur dhe gjobitur në kohën që ishte ish-shef i qarkullimit rrugor.

Advertisements

Por si u sulmua?

Inatin e vjetër dy dibranët nuk e kishin harruar dhe e shfrynë mbrëmjen e djeshme para Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, ku u zunë pritë Agës.

Ish kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti tregoi se Robert Aga është sulmuar fizikisht teksa ka qenë duke pritur nisjen e seancës para gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për dosjen “184”.

Advertisements

Kujtojmë që Robert Aga ka qenë një prej personave që në audio përgjime flet me ish ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjan, të cilëve u kërkoi një pozicion më të mirë pune si shpërblim i ndihmës së tij në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës.