Pjetër Rushaj, i njohur dhe me emrin Petrit, është nxjerr i pajetë nga makina e tij bashkë me djalin 14 vjeçar, Jason Rushaj, pasi u rrëmbyen nga rrjedha e ujit të një përroi në Bogë.

Me ta në makinë ishte dhe një nga vajzat, po ajo arriti të dalë në kohë nga fuoristrada.

Advertisements

Policia ka publikuar pamjet nga momentet kur nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bënë të mundur gjetjen e dy trupave të babë e bir.

Këto janë pamjet kur trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj gjenden të bllokuar brenda në makinë në përroin e fshatit Bogë në Shkodër. Ata u gjetën pas 16 orësh kërkime intensive pasi u morën nga rrjedha e ujit.

Video më poshtë:

Advertisements