Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të autorit të dyshuar si personi që dhunoi gazetarin Adriatik Doçi.

Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari, Redon Skutera me profesion instruktor palestre, nuk dihen ende shkaqet që e shtynë të dhunonte Doçin.

Advertisements

Policia thotë se arrestimi u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provave shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi u sulmua mesditën e së dielës (13 nëntor) shumë pranë banesë së tij dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy ditë më parë, gazetari Doçi takoi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen./5pyetjet.al

Advertisements