Një burrë në Kaliforni pretendon se shtëpia i është djegur si pasojë e goditjes nga një meteor.

Pronari tha për televizionin lokal “KCRA” se ndodhej vetëm 10 metra larg shtëpisë kur dëgjoi një shpërthim të fortë, më pas banesa mori flakë.

Advertisements

Ndonëse autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende nëse ka qenë vërtet një meteor që ka goditur banesën, dhjetra fqinjë u shprehën se panë në qiell një “top të zjarrtë”.

“Fqinjët më treguan kamerat, pasi unë isha rreth 10 metra larg shtëpisë dhe nuk pashë gjë. Në momentin që u dogj shtëpia, në kamera dukej një meteor teksa binte. Besoj se jam me fat, ndoshta edhe blej lotarinë sot”, u shpreh ai.

Departamenti i zjarrfikësve të zonës tha se po heton për zbulimin e shkakut të zjarrit në shtëpinë në zonën rurale të banuar kryesisht nga fermerë.

Advertisements

Sipas Nasa, këtë javë është kulmi i shiut të meteorëve “Taurids”. Megjithatë ekspertët thonë se shanset që dikush të goditet nga asteroidi janë thuajse të pamundura.

Në fakt në vitin 1954, një meteor ra nga qielli brenda banesës së Ann Hodges në Alabama, duke e plagosur por pa pasoja të rënda.