Këngëtari Bujar Qamili na ka treguar se mëngjesin e sotëm policia i ka marrë patentën dhe lejen e qarkullimit.

Ai për “Aldo Mornin Shoq” tha se ishte duke nxiruar pasi ishte vonën për emsion, ku e ndaloi policia dhe i kanë marrë patentën për shpejtësinë mbi norma.

Advertisements

Këngëtari u justifikua me faktin se po ecte pak shpejt për të kapur emisionin por pavarësisht kësaj, policët e rinj ia kishin marrë patentën dhe letrat e qarkullimit.

“Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur”, u shpreh mes të tjerash këngëtari i njohur.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mërzitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe?

Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.

Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.

Bujar Qamili: I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.

Aldo: Si përfundim?

Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.

Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?

Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.