Që pas publikimit të bashkëpunimit të tyre “Heart Attack”, Loredana dhe Noizy janë aluduar vazhdimisht për një romancë të mundshme mes tyre. Si në intervista, ashtu edhe në rrjete sociale, artistët i janë përgjigjur herë pas here pyetjeve që lidhen me raportin mes tyre, duke u shprehur se janë vetëm kolegë.

Së fundmi ishte vetë reperja që e solli sërish në vëmendje këtë temë. Teksa bëri një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, mes shumë pyetjeve nuk kishin si të mungonin edhe ato për Noizy-n.

Advertisements

Dhe në mënyrë shumë të drejtpërdrejt, Lori na tregoi se Noizy është një mik aq me vlerë për të, sa e konsideron të pazëvendësueshëm.