Del foto e Oltjon Sallaku, 21-vjeçarit shqiptar që qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij marokene, Lamia Elambri.
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Cassano delle Murge, në Bari të Italisë.
Advertisements
Sallaku e qëlloi dhe pasi kujtoi se i kishte marrë jetën, u vetëvra duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.
Por, Elamri mbijetoi dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Çifti ishin prindër të një vajze 2-vjeçare, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpinë e gjyshes.
Advertisements
Pritet që të zbardhet arsyja që shkaktoi përleshjen mes çiftit.