Është duke bërë bujë të madhe deklarata e Ardian Çapjas, në gjykatë, ku ka përmendur një politikan të lartë, me emrin Taulant, i cili ka qenë në përgjim dhe në lidhje me disa vrasje të bujshme në Elbasan.

Çapja akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Advertisements

Çapja tha:

Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja.
Deri më tani, dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por ky i fundit ende nuk ka një reagim për mediat.

Shpeshherë, Balla është akuzuar për lidhje me kriminelë në Elbasan dhe kjo u duk fare qartë pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe Ditën e Verës në Elbasan, ku pati një përplasje mes militantëve të PS dhe atyre të PD-së.

Advertisements