10 gushti ishte natë e zezë për Ervis Martinajn pasi u zhduk pa gjurmë dhe fundi ende nuk dihet.

Tre muaj nga arrestimi i agjentit të forcës operacionale Jeton Lami, me akuzën e bashkëpunimit me të kërkuarin Ervis Martinaj, ish polici ende nuk ka pranuar të flasë për hetuesit e çështjes.

Advertisements

Jeton Lami, vijon të mbahet në qeli ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar tri herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di, për Ervis Martinajn.

Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për tu njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e gjykatës, ju dha mundësia për të komentuar akuzat./5pyetjet.al