Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në këtë qytet njofton se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar.

Lajmin e dha ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.

Advertisements

Konsullata njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll, ata që ndodhen aty për ta vizituar atë ose kanë të afërm në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes numrave të telefonit: +905396566219, +905461000014.

“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll,Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme,” – shkruan Xhaçka.

Advertisements

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.