Momentet dramatike të regjistruara nga kamerat e sigurisë dhe qytetarët nga ndërtesat ngjitur në Jerusalem, shfaqin një vrimë të madhe e cila “gëlltiti” disa makina. Kjo video është publikuar rreth një vit më parë nga kanali në youtube “NDNews Weather”, shkruan pemajetes.com.

Sipas Times of Israel, rrëshqitja e dheut besohet të jetë shkaktuar nga punimet në rrugë që po kryheshin aty pranë. Një tunel në ndërtim, i cili kalon poshtë spitalit dhe parkingut, duket se është shembur në një moment, raportojnë mediat lokale. Sipas njoftimit, në parkingun e qendrës mjekësore janë nisur pasdite disa mjete zjarrfikëse, kur janë njoftuar se toka është tërhequr dhe se makinat kanë rënë në gropën e krijuar. /Pemajetes.com

Advertisements