Një 89-vjeçar në fshatin Klos të Mallakastrës ka humbur jetë si pasojë e dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë.

Policia njoftoi se dy autorët e ngjarjes së rëndë janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, personat që shihni në foto, tashmë të arrestuar.

Advertisements

Gazetari Elis Kuçi shprehet se nën kërcënimin e armës, i morën një shumë parash Çaush Shehajt, të cilën edhe e dhunuan.

Ndaj tyre tashmë rëndon akuza “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Por Musa Gudo nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier.

Advertisements