Territori Shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit. Më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.

Advertisements

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al/

Advertisements