Astrit Kullsi, një 33 vjeçar shqiptar, është dënuar me një vit burg nga Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar. Ai kishte hyrë ilegalisht në ishull dhe konsiderohet nga autoritetet si “koka” e një grupi që merrej me kultivimin e drogën në ambiente të mbyllura.

I riu nga Shqipëria, sipas raportimit të medias britanike Daily Mail, është kapur me një thikë gjatë operacionit dhe sasi kanabisi të “klasit B” me vlerë 28 mijë paund. Astrit Kullsi është arrestuar në Warrington më 2 nëntor dhe u deklarua fajtor nga Gjykata e Chester.

Advertisements

Gjithashtu u dha urdhër për asgjësimin e kanabisit dhe konfiskimin e thikës së tërhequr. Zyra e Brendshme ka thënë për mediat vendase se nuk komenton rastet individuale, por se çdo shtetas i huaj që dënohet për një krim konsiderohet për dëbim në “mundësinë më të parë të mundshme”.

“Kjo qeveri vendos të drejtat e publikut britanik përpara atyre të kriminelëve dhe ne jemi të qartë se kriminelët e huaj duhet të dëbohen nga MB kudo që është e ligjshme dhe praktike për ta bërë këtë”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë për Warrington Guardian.