Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi beson se ai është personi që mund të bindë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin, të ulet në tryezën e bisedimeve dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sipas burimeve për median britanike Spectator, BerliscunU synon ta bëjë këtë para Krishtlindjeve.

Advertisements

Specator shkruan se 86-vjeçari është i vendosur për të ndërmjetësuar paqen mes vendeve, ndërsa avioni i tij privat tanimë është vendosur në gatishmëri teksa dhe Vittorio Sgarbi, i besuari i Berlusconit ka konfirmuar dëshirën e tij për ndërmjetësimin.

Vittorio Sgarbi, i cili aktualisht është nënsekretar për kulturën në qeverinë e re të Giorgia Melonit, ka thënë se Berlusconi e mendon veten si ndërmjetësuesin e vetëm të mundshëm mes Vladimir Putinit dhe Perëndimit, shkruan Sky News.

“Berlusconi beson se mund ta arrijë paqen mes vendeve, pa cenuar pozicionin e NATO-s, ai do të hyjë në librat e historisë si një hero global,” ka thënë Vittorio Sgarbi.

Advertisements

Berlusconi ka pasur në të kaluarën rolin e ndërmjetësuesit në bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë, veçanërisht në Samitin e Romës në 2002, i cili çoi në krijimin e një këshilli të përhershëm NATO-Rusi.