Sipërmarrësja Erisa Ruko tërhoqi vëmendjen me një surprizë që i bëri babait të saj. Erisa jeton prej vitesh në Greqi dhe kur u kthye pas disa muajsh në Shqipëri vendosi që t’ja bëjë surprizë babait, me të cilin ka një raport të veçantë. Erisa shkoi në kafen ku po qëndronte ai dhe i shërbeu.

Në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit”, Erisa tregoi se ka një lidhje shumë të ngushtë me të atin. “Lidhja me babain tim është më shumë se kaq. Jemi të dy të fortë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Kisha 8 muaj pa ikur në Shqipëri. Babai s’e kishte idenë. Mami ishte në shtëpi.

Advertisements

Nuk e dinte fare dhe kur kam shkuar në shtëpi, nuk e priste. Kënaqësia që pashë te sytë e tij nuk ka të paguar. “, tha Erisa. Ajo tregoi se pas kësaj lidhjeje të fortë me babanë e saj fshihet një histori prekëse. Erisa tregoi se duhej të rritej para kohe për t’u kujdesur për vëllain me aftësi të kufizuara.

“Që nga mosha 5 vjeçare kuptova që jeta ime po bëhej serioze për moshën time. Pashë që kam një peshë të madhe mbi kurriz. Në Shqipëri, të gjykojnë shumë nëse ke familjarë invalidë. Kam vëllain me aftësi të kufizuara. Dhe ngaqë jam fëmija i madh, e gjithë barra ishte mbi kurrizin tim.

Advertisements

Prandaj me babain kemi luftuar të dy bashkë.”, u shpreh Erisa. Ajo sot ka një familje të mrekullueshme dhe zotëron një sallon bukurie në shtetin fqinj, ku ka më shumë se 20 punëtorë. /abcnews.al