Ekzistenca e alienëve mbetet një debat i madh. Ka edhe nga ata që janë të bindur se kanë takuar apo kanë pasur eksperienca me alienë. Artistja e njohur Demi Lovato së fundmi ia ka dedikuar kohën komunikimeve me “forma jete aliene”.

Në 2021 bashkë me motrën në Dallas dhe shokun e tyre Matthew, treshja kanë prodhuar një serial me objektiv “zbulimin e të vërtetës për UFO-t”. Programi me katër seri ka marrë vlerësime të përziera, teksa disa shikues e quanin “të tmerrshëm në rastin më të mirë, dhe ‘të mërzitshëm’ në rastin më të keq”.

Advertisements

Gjatë serive Demi tenton të flasë me alienë, të mësojë për ata, si dhe për “shpresat dhe dëshirat” e këtyre alienëve. Madje në një pikë të programit, Demi i këndon këngën e saj ‘Skyscraper’ një alieni të quajtur Carmen, me qëllim që “të lejojë të vijnë dhe miqtë e saj”.

Më pas me anë të një aparati të specializuar, ky alien nis të komunikojë me anë të tingujve të shkurtër zanorë, dhe sipas programit, “nxiste” Demin që të këndonte për ata. Por shumë shikues nuk u bindën me tentativën ‘e vakët’ të artistes, dhe hidhnin dyshime nëse tungujt ishin të vërtetë.

Demi ka folur në disa intervista në programin e saj, teksa dhe gazetarja Kelly Clarkson hidhte dyshime nëse këngëtarja kishte parë me të vërtetë një jashtëtokësor. Demi pranoi se nuk kishte parë një të tillë “fytyrë më fytyrë” por po tregonte historinë e diçkaje të jashtëzakonshme që kishte provuar.

Advertisements

Kur u pyet për eksperiencën me hipnozën, Demi u përgjigj: “Një natë po ëndërroja – them po ëndërroja sepse nuk ishte tamam kështu, por papritur isha në dhomën time dhe aty ishin tre qenie”. Demi vijoi më tej: “Ata më thanë: ‘A do ta shikosh planetin tënd?’ Sigurisht që po, eja të shkojmë!’ i thashë. Dhe ata më nxorrën nga dhoma dhe nisa të fluturoj mbi planet”.

Lovato tha se “nuk dëshironte të përdorte fjalën rrëmbim alien” për atë që i kishte ndodhur, prandaj e quante një “dalje astrale” nga trupi, “për të shkuar diku tjetër”. Në të tjera episode Demi pretendon se ka pasur një “eksperiencë të rrallë” pas festës së ditëlindjes së 28-të të saj, ku bëri një tjetër kontakt me alienë.

Lovato insiston se eksperienca ishte e paprovuar ndonjëherë, dhe kjo i dha motivimin për serialin e ri “Unidentified”. Megjithse se shumë hedhin dyshime mbi shëndetin e saj mendor pasi studiuesit besojnë se alienët shfrytëzojnë në mënyrë parazitare racën njerëzore, Demi beson se ata janë “të mirë, inteligjentë dhe kërkojnë të mirën e planetit tonë”.