Vdekja është e sigurt, çasti i vdekjes është i pasigurt. Por për 81 vjeçaren Mediha Sula dhe bashkëshortin e saj, gjysma e parë e kësaj thënie është e vërtetë dhe që në 2019, filloi të kërkojë varrin e vet dhe të bashkëshortit. Pleqtë paguan plot 600 mijë lekë të vjetra tek sekserët për të prenotuar banesën e tyre të fundit.

Por më pas, nisi një kalvar vuajtjesh për të që do t’ia kthente në varr, ditët që po jetonte në jetë. Si kryhej “tregtia me varret” nga zyrtarët e Tufinës dhe Sharrës? Revista NewsBomb.al zbardh dosjen e hetimeve të prokurorisë ku u përdorën dhe agjentë të infiltruar për të zbardhur skemën e madhe të mashtrimit me varret

Advertisements

Nga Anila Hoxha

I kishin premtuar një copëz vend ku do të prehej ajo dhe bashkëshorti. I morën paratë për tokën e parapaguar e madje zhvatën edhe të afërmin e saj duke e garantuar se do shkruanin edhe emrat e tyre tek varri. Dhe duke bërë tregti me vdekjen që nuk kishte ardhur ende, ata mashtruan një çift të moshuarish me pretendimin se “kjo ishte punë ditësh”.

Në kërkim të një varri , e moshuara Mediha Sula, duroi deri sa mbushi 81 vjeçe dhe pak përpara se të festonte ditëlindjen, e stresuar dhe e mashtruar, ajo ia bëhu në dyert e policisë. Gruaja pati diskutuar me bashkëshortin gjatë 2019 dhe vendosën bashkërisht që vendin ku do të preheshin përgjithmonë, ta kishin gati përpara se të mbyllnin sytë.

Advertisements

Por duhet të rezervonin. Ndaj Medihaja nisi të takojë çdokënd që punonte në varreza, që nga rojet, shoferë agjencish funerale dhe shërbimesh funerale deri sa gjeti ata që vendosnin dhe ishin shefa të prenotimit të varreve. “Burri që takova quhet Bujar, ishte shofer në varrezat e Tufinës. Ai më tregoi se njihte përgjegjësin që quhet Adi dhe se do negocionim për të gjetur vendet e varreve”, – denoncoi në fund të një odiseje të gjatë e moshuara nga Tirana.

Përballë pazarit se duhet të paguante 500 mijë lekë të vjetra për dy persona, asaj ju premtua dhe më pas ju tregua vendi se ku çifti do të prehej. “Me bashkëshortin dhe dy personat e mësipërm u takuam tek varrezat dhe Adi më tregoi dy varre të vjetër”, kujton e moshuara ditët kur nisi negociatat për siguruar një copë tokë si shtëpinë e tyre të fundit, ku të afërmit do t’u jepnin lamtumirën.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e pesëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…