Një histori gati-gati si pjesë e një skenari të një filmi sa tragjike aq edhe komike është regjistruar në Brazil.

BRAZIL– Një histori gati-gati si pjesë e një skenari të një filmi sa tragjike aq edhe komike është regjistruar në Brazil. Një grua e cila është “martuar” me një kukull e me të cilin pretendon se ka një fëmijë, ka deklaruar se martesa e saj është në rrezik.

Advertisements

37-vjeçarja Meirivone Rocha Moraes nga Brazili ka deklaruar se “Marcelo” (burri prej kukulle) e ka tradhtuar. Ajo ka treguar se këtë fakt tronditës e zbuloi nga shoqja e saj.

“E mora vesh nëpërmjet një shoqeje që më tha se e pa Marcelon të hynte në një motel me një grua tjetër, ndërsa unë isha në spital për tre netë e tre ditë me Marcellinius, pasi djali ynë, i cili ishte sëmurë”, ka deklaruar ajo.

Nëse mendoni se ky është fundi i historisë, jo. Ajo është shprehur se i ka lexuar edhe bisedat në celular të Marcelos me gruan që e tradhtonte.

Advertisements

“Në fillim mendova se ajo po gënjen, por më pas telefonin e tij dhe pashë bisedat, dhe u sigurova që po më tradhtonte. Doja ta dëboja nga shtëpia, por fëmija ynë po rritet dhe në këtë fazë do t’i mungonte shumë babai i tij”, është shprehur 37-vjeçarja.