Gruaja pa patentë futet në dyqanin e veshjeve me gjithë makinë

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 në Durrës teksa automjeti është futur në ambientet e një biznesi anë rrugës.

Burime bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia po bën veprimet përkatëse.