ITALI- Gjendet i vdekur në qeli një 30-vjeçar shqiptar.

Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës në në burgun e Busto Arsizios, ku dhe vuante dënimin për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një të ri të identifikuar si Xhulio. Xhulio u rikthye në burg në vitin 2019 për të vuajtur katër vite e katër muaj burg për trafik droge. Ai ishte vendosur në një dhomë më vete ditët e fundit, për të shmangur zënkat e vazhdueshme me të dënuarit e tjerë, pais kishte shfaqur shenja depresioni.

Advertisements

Oficerët e policisë së burgut e gjetën të pajetë të riun, pa mundësi për t’i dhënë ndihmë. Lidhur me rastin prokurori i çështjes Ciro Caramore urdhëroi autopsinë për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm që çoi në vdekjen e shqiptarit.

Giulio shënon vetëvrasjen e 73-të në këtë burg që nga fillimi i vitit, një shifër mjaft e frikshme sipas mediave italiane.

“Në burgjet italiane njerëzit po marrin jetë 16 herë më shumë se jashtë dhe fenomeni është dukshëm në rritje krahasuar me të kaluarën. Mbipopullimi është një problem i dukshëm. Në burg ka mbipopullim dhe në qeli e seksione ka shumë të burgosur, në disa raste shumë më shumë seç duhet të ketë. Në Lombardi, për shembull, shkalla e grumbullimit është 148.9% , ndërsa ka rreth 25 burgje ku ka norma mbi 150%, pra ka 15 të burgosur aty ku duhet të jenë 10. Në Busto Arsizio, kjo gjë kap kulmin, me 174.7% më shumë se sa numri i lejuar i të burgosurve,”- shkruhet në artikull.

Advertisements