Prej momentit kur shqiptarët u kthyen në kryefjalë në mediat britanike për shkak të fluksit, janë disa gazetarët që kanë ardhur në Tiranë, Kukës dhe Has për të parë nga afër gjendjen që i detyron të rinjtë të largohen drejt ishullit.

Së fundmi, “Dail Mail” ka bërë një tjetër artikull që tregon itinerarin nga nisja në Tiranë dhe rruga drejt Britanisë me gomone. Por përse largohen të rinjtë?

Advertisements

“Nuk ka vend si Shqipëria, por edhe nëse ke një profesion të mirë këtu nuk paguhesh mirë. Situata ekonomike është shumë e keqe dhe kjo është arsyeja pse njerëzit zgjedhin të largohen. Ju thjesht nuk mund të mbijetoni me disa qindra dollarë në muaj, kështu që sigurisht që shumë njerëz shkojnë jashtë vendit”, tha njëri prej të rinjve që u intervistua.

Gazetari përshkruan momentet e pritjes në Tiranë për t’u nisur drejt Belgjikës me autobus. “Mbi pasagjerët, të cilët rrinë në gjysmë errësirë duke pirë kafe dhe duke pirë marijuanë, është edhe Arbeni, një taksist vendas që sapo ka zbritur bashkë me disa burra të tjerë.

Ata janë të rinj, as 30 vjeç, me çanta të vogla mbi supe dhe pa asnjë bagazh tjetër dhe janë të vendosur të arrijnë në Angli me çdo kusht. Duhet të ketë 15 taksi që kanë ardhur sot këtu plot me të njëjtin lloj njerëzish. Brezi i ardhshëm po largohet” vijon më tej artikulli.

Advertisements

Gazetari më pas përshkruan situatën në Tiranë me makinat luksoze. “Një numër i mahnitshëm i makinave të mbushura BMW, Mercedes dhe Range Rover me targa britanike kalojnë nëpër rrugët e mbushura me njerëz.

Në një udhëtim 15-minutësh këtë javë, kalova tre, të gjitha me xhama të zinj, duke përfshirë një supermakinë Audi prej 150,000 paundësh që mbante një targë të personalizuar. Kjo vetëm sa shton imazhin e Britanisë si një tokë ku rrugët janë të shtruara me ar”.

Deri më tani këtë vit, vijon më tej shkrimi rreth 12,000 njerëz janë larguar nga ky vend i vogël ballkanik dhe kanë udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 10,000 prej tyre janë burra në moshë pune.

Shumica dërrmuese kanë mbërritur me gomone, përpara se të aplikojnë për azil. Ndonjëherë gjatë muajve të verës, kur kalimet në Kanal ishin në kulmin e tyre sezonal, shqiptarët përbënin rreth 60 për qind të njerëzve që bënin udhëtimin./5pyetjet.al