Këngëtari dhe kantautori Florian Mumajesi ka lënë të kuptohet se është kërcënuar me armë zjarri. Pa thënë emra, në disa video që ka publikuar në Instastory, Mumajesi flet për një vajzë, e cila sipas asaj që deklaron kantautori është bërë shkak për fshirjen e disa hiteve të tij nga kanali në Youtube. Tre prej tyre u kthyen, por kënga “Thjesht të du” nuk do të kthehet sepse Flori thotë që nuk e këndon dot më atë që i dedikohet ‘të pamundurës së tij’, ‘ëndrrës’ e ‘familjes që nuk realizoi dot’.

“Unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër,”- thotë Flori teksa bën shenjën e armës.

Advertisements

Rrëfimi i Florit:

Ajo mendoi se jam viktimizuar. Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe përsëri jam këtu, i viktimizuar, sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim. Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër….Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam, muzikën e dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu. Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja, flija duke qarë. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkurruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat. Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta. Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Unë vlerësoj çdo gjë, çdo kupë, çdo vlerësim, por kurrë nuk hyj në një garë me shpirtin. Për këngën “Thjesht të du” që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme, mos ma kërkoni. Unë qaja para çdo dasme, qaja pas çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë, historia e familjes time që nuk krijova kurrë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës. Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Eshtë histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova shumë dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Ishte dhe periudha kur babai im përfundoi në spita. Po të mos isha atje nuk do ta kisha marrë këtë vendim.

“Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Pa jetë” dhe “Thjesht të du” ishin katër këngët që Flori mori vendimin t’i fshinte nga kanali i tij, por pas lutjeve të ndjekësve e dashmirësve, ai ktheu të të parat. Hitin “Thjesht të du”, Flori tha se nuk e këndon dot më.

Advertisements