Jeta sentimentale e Flori Muamjesit shpesh herë ka qenë në vemendjen e mediave. Shumë vajza të njohura të “showbizit”, janë përmendur lart e poshtë si “zemra binjake” e këngëtarit, mirëpo asnjëra prej tyre asnjëherë nuk është konfirmuar nga vetë Flori.

Epo, sërish disa thashetheme mbi jetën e tij janë duke qarkulluar. E kësaj here nuk bëhet fjalë as për këngëtare dhe as për modele, po pikërisht për bashkëshorten e një qeveritari shqiptar. Po po, siç e lexuat! Bashkëshortja.

Advertisements

Burime për “IconStyle”, bëjnë me dije se bashkëshortja e qeveritarit shqiptar, duke mos i bërë publik emerin, prej kohësh është në një marrëdhënie me këngëtarin.

Tani, a janë të vërteta këto thashetheme apo jo, ne nuk e dimë, por ashtu si dhe e thotë shprehja e vjetër popullore “Ku ka zë, nuk është pa gjë!”.