Si bubullima ashtu edhe vetëtima janë akte të pabesueshme të natyrës që ndodhin në të gjithë globin. Zhurma e fortë e bubullimës dhe drita goditëse e prodhuar nga vetëtima mund të shihen herë pas here në qiellin tonë kur përjetojmë një stuhi. Çfarë i shkakton stuhitë? Një stuhi ndodh kur atmosfera është e paqëndrueshme dhe ku ajri i ftohtë takohet me ajrin e nxehtë.

Një fenomen i rrallë natyror është filmuar në Nju Jork. Një qytetar ka arritur të filmojë bubullima në një stuhi bore, e cila njihet ndryshe si “Thundersnow”. Thundersnow është pikërisht ajo që sugjeron emri – një stuhi me dëborë. Por versioni dimëror i një stuhie është shumë më pak i shpeshtë se stuhitë e pranverës dhe verës me të cilat janë mësuar shumica e njerëzve.

Advertisements