SPINEA – Një krim horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Mediat e huaja raportojnë se në një shtëpi janë gjetur të vrarë burrë e grua, në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.
Karabinierët i zbuluan viktimat pasi i kishte telefonuar vajza e gruas, e shqetësuar, pasi që pasdite nuk dëgjonte më të ëmën në celularë. Policia ndërhyri rreth orës 22:00 dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht. Dy viktimat ishin bashkëjetues.

Në shtëpi karabinierët gjetën një armë zjarri dhe një thikë në vendin e tragjedisë dhe dyshohet se është përfshirë një person i tretë. Të dy viktimat, janë identifikuar si Mynevere Karabollaj , 37 vjeçe ( mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj ) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, i vrarë me thikë, të dy janë shqiptarë.

Advertisements

“Vrasësi gjendet i vdekur në kompaninë Mira” . Vrasësi i dyshuar mund të jetë ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj.

TELEFONATA

Pasdite, vajza e gruas kishte folur me nënën e saj, e cila ishte ende gjallë. Pas kësaj, ajo nuk dëgjoi më për të dhe, me kalimin e kohës, duke u përpjekur ta telefononte dhe nuk mori asnjë përgjigje, ajo filloi të shqetësohej derisa vendosi të jepte alarmin.

Advertisements