“Jemi të tronditur të njoftojmë ndarjen nga jeta të shefit dhe mikut tonë, kongresmenit Donald McEachin i cili luftoi kancerin në zorrë prej disa vitesh. Sot ai humbi betejën dhe populli i Virginia humbi një luftëtar që gjithmonë vinte ata të parët,” tha në një deklaratë Tara Rountree, shefe e stafit të McEachin.

“Deri në zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri, zyra jonë mbetet e hapur për t’i shërbyer elektoratit”.

Advertisements

McEachin përfaqësonte distriktin e katërt të Virginia, nga kreqyteti Richmond deri në Chesapeake, prej vitit 2017.

Senatori demokrat Mark Warner quante mikun e kolegun e tij “një luftëtar” të fokusuar në “drejtësinë sociale e mjedisore”.

Para se të zgjidhej në Kongres, McEachin ka shërbyer si përfaqësues në dy dhomat e Asemblesë së Virginia.

Advertisements

Ai lë pas gruan Colette McEachin, prokurore në qytetin Richmond, dhe tre fëmijët e tyre të rritur.