Një makinë dyshohet se është rrëmbyer nga uji në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe.
Mësohet se makina drejtohej nga Pjetër Gjoka, dhe me të ndodheshin edhe 2 fëmijët, vajza dhe djali.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, vajza ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga makina tip fuoristradë, ndërsa nuk dihet fati i vëllait dhe babait të saj.
Alarmin e kanë dhënë të afërmit e Gjokës në pamundësi për t’u ludhur me të. Forcat e policisë janë vënë në dijeni për ngjarjen.
Lajmi në përditësim…
Advertisements