Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, ka treguar se për arsye sigurie shtetasve nga 37 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, do t’iu duhet një vizë për të hyrë në Ekuador.

Advertisements

Në një intervistë për mediat vendase, Holguín tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë armë në Shtetet e Bashkuara.

Advertisements

I pyetur nëse ka ose jo një shumëfishim të bandave kriminale që tregtojnë drogë në Ekuador, Holguín ngriti si shqetësim bashkëveprimin e bandave shqiptare me eksponentë nga vende të tjera, si Ekuadori apo Kolumbia dhe Peruja.

Ai tha se ka një ndërgjegjësim dhe rritje bashkëpunimi edhe nga ana e Bashkimit Evropian, lidhur me çështjen e trafikut të drogës në Ekuador.

“Po, në mes të gjithçkaje, jam shumë optimist për reagimin e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht pas pandemisë, Bashkimi Evropian (BE) është bërë më i ndërgjegjshëm për këtë çështje. Pak javë më parë, policia belge çaktivizoi një rrëmbim të mundshëm të ministrit të saj të Drejtësisë, kjo ndodhi për shkak të informacionit të shpërndarë nga Europol. Mafiat që veprojnë në Shqipëri dhe prej andej edhe në vende të tjera evropiane, veprojnë edhe nëpërmjet drejtuesve të ndryshëm të bandave dhe operatorëve nga burgjet e Ekuadorit, Kolumbisë dhe Perusë.

Ekziston ndërgjegjësimi në shkallë globale se kjo është një nga çështjet prioritare për marrëdhëniet ndërkombëtare në muajt e ardhshëm. Jam optimist sepse në këtë moment ka mbështetje konkrete. Sasitë e bashkëpunimit madje kanë ardhur në rritje, për shembull për programin PACTO të BE-së, i cili ka një incidencë të drejtpërdrejtë në operacionin kundër krimit të organizuar në Amerikën Latine”, tha Holguín