Një tjetër ngjarje e rëndë, ku pre e dhunës kanë rënë njerëz të medias, është regjistruar në kryeqytet, ku raportohet se është dhunuar me sende të forta gazetari i njohur investigativ, Adriatik Doçi.

Mësohet se Doçi është ndjekur nga pas nga disa persona, të cilët në momentin kur ka qenë pranë banesës së tij, e kanë sulmuar me sende të forta.

Advertisements

Ka qenë vetë gazetari që ka shkuar të bëjë kallëzimin në Drejtorinë e Policisë, ndërsa mësojmë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë, pas marrjes së denoncimit, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij sulmi të rëndë ndaj fjalës së lirë.

Advertisements