Rasti i Emiljanos 14-vjeçar tronditi ndjekësit e “Piranjave” emisionin e kaluar, ku u mësua se i mituri mbahej si skllav pune në një stan të Delvinës.

“Piranjat” janë kthyer sërish në vendin ku Emiljano punonte dhe dhunohej për t’i shkuar deri në fund ngjarjes. Hill që e bëri nervoz Kurtin, në kohën e Thaçit ishte i “admiruar” dhe u b…

Advertisements

Pas mundit të gjatë për të gjetur 14-vjeçarin, në terren ndërhyri edhe policia, ndërsa pronari i fermës, Gëzimi, nuk humbi kohë të arratisej.

Pas disa orësh kërkime, Emiljano u gjet nga policia për t’u bashkuar më në fund me gjyshin dhe xhaxhanë e tij.

Bashkë me gazetaren e “Piranjave”, Lediona Xheladinaj, ata u nisën për në komisariat, ku u përballën me Gëzimin, i cili ecte i qetë e me kryet lart pavarësisht asaj që kishte bërë.

Advertisements

Për ta bërë edhe më keq situatën, në lokalin përballë ulen djemtë e të moshuarit, të cilët jo vetëm që nuk e dënojnë rastin, por pretendojnë se i ati i tyre është i pafaj në këtë mes.

Pas shumë mundi dhe vuajtjeve, gjyshi i Emiljanos merr kujdestarinë e nipit për ta rikthyer në shtëpi e për t’u kujdesur për të. Më në fund Emiljano mund të jetojë i qetë dhe si çdo fëmijë i moshës së tij, por historia nuk mbyllet këtu. Një telefonatë e papritur lë akoma për të zbuluar.