Greqi- Rast i rëndë përdhunimi në Greqi. Një 35-vjeçare pretendon se është përdhunuar për 3 ditë me radhë nga një 50-vjeçar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat shkruajnë se pavarësisht lutjeve të 35-vjeçares që 50-vjeçari të ndalonte, ai nuk donte t’ja dinte dhe thoshte se i pëlqente që ajo t’i lutej.

Advertisements

Ngjarja ka nisur në një hotel në Selanik dhe ka përfunduar në “shtëpinë e tmerrit” në Korydallos.

Gjithçka filloi në mes të tetorit. Sipas denoncimit të 35-vjeçares, ato ditë ajo ishte takuar me 50-vjeçarin dhe i kishin dërguar në një hotel në Selanik, ku, siç thotë ajo, ai i është vërsulur dhe tentoi ta përdhunonte, por ajo rezistoi dhe mesoburri nga Korydallos nuk arriti të zbatonte gjithçka që kishte planifikuar.

Për një arsye të panjohur, gruaja nuk ka denoncuar ngjarjen tek autoritetet, derisa siç ka raportuar në Departamentin e Sigurimit të Korydallos, ata janë takuar sërish, këtë herë në shtëpinë e tij në Korydallos, ku siç tha në Polici, ai jetonte me nënën e tij.

Advertisements

Siç ka treguar 35-vjeçarja në polici, 50-vjeçari e kishte “burgosur” dhe nga data 3 deri më 5 nëntor e kishte përdhunuar në mënyrë natyrale, ndërsa kur ajo i kërkoi të ndalonte, ai i tha asaj “më pëlqen të më lutesh”. Kur gruaja arriti të arratisej dhe denoncoi autorin në Polici, 50-vjeçari u arrestua për përdhunim të vazhdueshëm.

Ai pretendoi se ajo i kishte kërkuar para dhe e kishte dhunuar në sy të nënës së tij.

“Kërkoi para, më rrihte dhe më shante para nënës”, deklaroi 50-vjeçari në polici.